Në debat e sipër duke folur për krimin zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha në “Opinion” se gazetarët paguhen dhe shkojnë me pushime nga paratë e krimit.
“Të nxjerrësh dosje që janë sekret hetimor, është thjesht të zbatosh ligjin si prokuror, si avokat, si gazetar”, tha numri dy i ministrisë së Brendshme.

Blendi Fevziu: Nëse ju keni fakte, nxirrni emrat. Ja ku i ke këtu kamerat

Besfort Lamallari: Mjaft të shikosh platformat online se si komisarë që kanë bërë hetime, kanë goditur grupe kriminale që goditen në mënyrë të vazhdueshme.

Blendi Fevziu: Kjo është analizë, a ke fakte?

Mentor Kikia: Gazetari është gazetar, mund të takoj ministrin, prokurorin, policin dhe ata që kanë lidhje me krimin

Besfort Lamallari: Jo të nxjerrë sekrete hetimore

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb