GREQI– Gjatë fjalës së tij në forumin ekonomik ne Delphi zv.ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrugalos përsëriti qëndrimin e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias për “zgjidhje te shpejte të çështjeve me Shqipërinë”.

Katrugalos theksoi se me Shqipërinë jemi shume afër zgjidhjeve përfundimtare dhe se Greqia ka marrëdhënie bilaterale e marrëveshje me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi synon të luajë një rol të rëndësishëm strategjik në rajon.

“Arkitektura e eurozonës shkakton pabarazi dhe deficite për vendet ne periferi dhe se duhet ndërtuar një Europe me demokratike, me barazi sociale”- tha zv.minsitri grek.

Zv.ministri është referuar kryesisht ne çështjen e ushtarakeve greke arrestuar nga turqit dy dite me pare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb