Presidenti i Republikës, Ilir Meta sot në një komunikim para mediave paralajmëroi miliarderin Geroge Soros, ndërsa ia bëri të qartë se ai nuk mund të tallet me shqiptarët dhe Shqipërinë.


Ky paralajmërim i kreut të shtetit duket se ka gjetur mbështetje të fortë edhe nga nënkryetari i delegacionit italian në Këshillin e Evropës, Manuel Vescovi, i cili ka shpërndarë qëndrimin e Metës për Sorosin në profilin e tij në rrjetet sociale.


Meta Soros
Meta Soros

“Kam dy fjalë dhe për Sorosin, shpesh komploton kundër demokracisë, i them Sorosit t’i gëzojë miliardat e veta, Shqipëria është vend i vogël për përmasat e tij, të vazhdojë të investojë në tregjet e mëdha, se Ilir Meta është Presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për Zot Shqipërisë, është i racës së Avni Rustemit, jo i Nikola Gruevskit”-theksoi Meta para mediave.


(n.m/BalkanWeb)