Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) i dha autorizimin e saj përfundimtar Uashingtonit për të vënë sanksione doganore kundër Bashkimit Europian, si kundërpërgjigje ndaj subvencioneve të dhëna kompanisë europiane të avionëve Airbus.

SHBA njoftoi se taksat e reja, që mund të synojnë një gamë të gjerë produktesh konsumi, si verërat franceze, mund të hyjnë në fuqi që ditën e premte.

Zyrtarët e BE-së u shprehën se duan një zgjidhje të negociueshme me SHBA-në, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve tregtare aktuale.

Nëse këto bisedime dështojnë, BE, nga ana tjetër, mund të lejohet të vendosë sanksione doganore për produktet amerikane, nëse arrin të bindë gjykatësit e OBT-së vitin e ardhshëm, që prodhuesi amerikan i avionëve Boeing gjithashtu ka përfituar nga subvencione të paligjshme të qeverisë amerikane.

Beteja ligjore mes Airbus dhe Boeing para OBT nisi 15 vjet më parë, kur Uashingtoni shpalli të vjetëruar një marrëveshje të vitit 1992 mes SHBA-së dhe Europës, që rregullonte subvencionet në sektorin e aviacionit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb