ZVICËR

Të ndodhur mes dilemash të shumta dhe shqetësimeve të vazhdueshme, një çift zviceran ka bërë një lajmërim të pazakonshëm. Gjeli që mbanin në shtëpi ua prishte qetësinë dhe shpeshherë i zgjonte nga gjumi, ndërsa pas shumë vuajtjesh, ata vendosën të shpërndanin një lajmërim në rrugë duke kërkuar  që ta dhuronin gjelin pas asnjë para.

Gjeli kishte zërin e lartë në kohën kur këndonte, por gjithashtu edhe komshinjtë e çiftit të ri ishin ankuar për prishje të qetësisë. Rasti në fjalë është dërguar deri në gjykatë nga fqinjët, pasi kënga e tij në 05:00 të mëngjesi i kishte shqetësuar gjithmonë.

Edhe pse kanë kaluar dhjetë ditë nga nxjerrja e lajmërimit askush nuk është interesuar për ofertën, ndërsa pronarët shprehen të bindur se gjeli do të merret nga dikush, madje kanë pohuar se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb