Marka zvicerane e orëve ‘’Moser’’ prezantoi dje në panairin e Gjenevës një orë të kompozuar me bimë, e mbuluar nga likene, myshqe dhe lule nga Alpet për të ilustruar brishtësinë e natyrës përballë ndryshimeve klimatike.

Jetëgjatësia e saj do të jetë në varësi të kujdesit që do t’i kushtojmë, sqaron marka luksoze e cila e ka kthyer në traditë për të shpalosur çdo vit një model të veçantë për të spikatur në këtë panair.

Ora e quajtur ‘’Moser Nature’’ një lojë fjalë në raport me versionin anglez të shprehjes Nëna Natyrë (Mother Nature) është konceptuar për të patur një shtrirje në kohë, për t’u reklamuar si çdo orë tjetër luksi, por me kushtin që të dini sesi të kujdeseni për të.

‘’Ky është një projekt i nisur tetëmbëdhjetë muaj më parë’’, sqaron Edouard Meylan, drejtori i përgjithshëm i tij, gjatë një interviste me median në panairin ndërkombëtar të orëve të një cilësie tepër të lartë (SIHH).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb