ZVICER- Shkatërrohet banda e hajdutëve në Zvicër, të cilët akuzohen për të paktën 97 vjedhje, ndërsa mes të arrestuarve ka dhe shqiptarë. Policia e Lucernit, pas hetimeve intensive ka arritur të kapë grupin kriminal, i cili nga tetori i vitit 2013, deri në qershor të vitit 2015 ka bërë 97 vjedhje.

Shuma e këtyre vjedhjeve shkon përafërsisht deri në 460 mijë franga ndërsa dëmi i shkaktuar rreth 700 mijë franga, shkruan polizeinews.ch.

Albinfo.ch shkruan se banda ka vepruar në tetë kantone: Aargau, Bernë, Baseland, Jura, Lucern, St. Gallen. Solothurn dhe Cyrih. Pjesëtarët e bandës të moshave të ndryshme, nga 29 dhe 53 vjeç, janë nga Bosnja, Kosova dhe Serbia. Tre prej tyre ishin me vendqëndrim në Zvicër ndërsa të tjerët vinin si “turistë” nga Franca për të marrë pjesë në vjedhje.

Raportohet se banda, e cila kryesisht kryente vjedhje në shtëpi dhe biznese, ka pasur organizim profesional, duke nisur nga skema e vjedhjeve por edhe mjetet e ‘punës’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb