Zvicër- Në mbrëmjen gala të çmimeve për më të mirët e vitit 2014 në futbollin zviceran ka shkëlqyer futbollisti shqiptar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi ka marrë edhe çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit 2014 në Zvicër.

Gashi la pas në një garë shumë të fortë kapitenin e Zyrihut Yassine Chikhaoui dhe shokun e tij te skuadrës tek Bazeli, Fabian Frei.

Suksesi i Shkëlzen Gashit i dedikohet kryesisht sezonit fantastik 2013-2014 me Grashopers ku në kampionat realizoi 19 gola duke u shpallur golashënuesi më i mirë, çka i dha mundësi që në verën e 2014 të transferohej tek kampionatit e Baselit ku vijon të jetë.

Gashi u përfshi edhe ne formacionin më të mirë të vitit në kampionatin zviceran së bashku me shokun e tij të skuadrës tek kombëtarja kuqezi Taulant Xhaka edhe ky pjesë e skuadrës së Bazel në rolin e mbrojtësit.
(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: