ZVICËR- Pjesa më e madhe e të burgosurve në Zvicër janë emigrantë. Në burgjet e kantonit të Bernës, përqindja e të huajve është më e lartë se sa e vendësve, ndërsa në burgun Thorberg kjo epërsi e tyre arrin në mbi 80 për qind. Duke qenë se shqiptarët përbëjnë numrin më të madh në këtë burg shqipja është njëra nga “gjuhët zyrtare”.


Nga të burgosurit ka shqiptarë, turq, nigerian etj. Kjo ka bërë që në burg të lindë nevoja që disa punëtorë të flasin gjuhë të ndryshme ndër të cilat edhe shqip.
“Kjo nevojitet kryesisht për vizitorët. Shumë prej tyre bartin përjetime traumatike nga kontaktet me burgjet në vendet prej nga vijnë. Kështu, personeli ua sqaron atyre situatën mundësisht në gjuhën amtare dhe kjo ua heq frikën”, thotë drejtori i burgut Thomas Egger në institucionin e të cilat ka më shumë të burgosur nga shtete të huaja.


Nga 177 të burgosur, 127 janë të huaj. Aktualisht shumica janë nga Nigeria, Shqipëria, Kosova ose Turqia. Por kjo ndryshon në raport me fluksin e emigrantëve që mbizotëron në Zvicër.


Në burgun Thorberg 4 nga 5 të burgosurit që kanë mbaruar dënimin duhet të largohen nga Zvicra, shkruan bernerzeitung.ch.

Vitin e kaluar janë liruar 57 të burgosur, prej tyre 47 të huaj. Ata ose do të lëshonin Zvicrën në bazë të vendimit që kishin ose janë depërtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, në rrugë zyrtare në vendin e prejardhjes. Të shumtën për të vuajtur atje ndonjë dënim tjetër.
(a.h/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: