ZVICËR

Tre persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, kanë humbur jetën të dielën kur një aeroplan i vogël është rrëzuar në Alpet zvicerane.

Policia  zviceriane  njoftoi se aeroplani dje fluturoi nga Zvicra perëndimore drejt Italisë dhe një orë pas ngritjes ai është rrëzuar dhe ka shpërthyer në zjarr jo shumë larg kufirit me Italinë.

Në mbetjet e aeroplanit janë gjetur trupat e paidentifikuar të pilotit, të një udhëtari dhe të një fëmije.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb