Ricardo Marques Ferreira, 40-vjeçari hair stylist portugez, i futbollistit Cristiano Ronaldo, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Zyrih të Zvicrës.
Lajmin e bëjnë me dije mediat portugeze dhe zvicerane, të cilat saktësojnë që një brazilian 39-vjeçar është arrestuar për vrasjen.
Trupi i viktimës është gjetur nga një punonjëse pastrimi e hotelit në shtratin e dhomës, i mbuluar nga gjaku dhe me një erë të fortë alkooli.


Vdekja është shkaktuar nga goditjet me thikë që Ferreira ka marrë. Sipas disa burimeve Ricardo Ferreira ishte i divorcuar dhe jetonte në hotel prej një jave.


Ai ishte transferuar në Zyrih në 2017 dhe punonte si parukier dhe make-up artist. Në faqen e Facebook-ut të tij ai shpesh herë publikonte shumë foto të punës së tij. Ronaldo shfaqet në publikimin e tij në një datë të 2015.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb