Zvicra do të mbyllë nëntë qendra azili deri në mars për shkak të një fluksi më të vogël emigrantësh se sa pritej.

Sekretariati Shtetëror Zviceran për Migracionin (SEM) do të mbyllë nëntë qendra të përkohshme federale të azilit në të gjithë Zvicrën me gjithsej 1,735 vende akomodimi deri në fillim të marsit.

Në këtë mënyrë qeveria pret të kursejë rreth 40 milionë euro.

SEM justifikon mbylljen e qendrave të azilit me një numër më të vogël azilkërkuesish se sa pritej këtë vjeshtë.

Sipas të dhënave të SEM, në gusht janë dorëzuar 23 për qind më pak kërkesa se një vit më parë dhe 40 për qind më pak në shtator. Shkalla e zënies së qendrave federale të azilit aktualisht është 51 për qind në të gjithë Zvicrën.

Qeveria do të fillojë mbylljen e kapaciteteve akomoduese të nëntë qendrave të azilit nga fundi i janarit 2025, gjë që do të prekë rreth 200 punonjës.

Qendrat e azilit në Cyrih, Eigental, Bremgarten, Ahlschwil, Stockborn, Beringen, Bure dhe Gjenevë do të mbyllen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: