Zvicra ka fituar konkursin në Eurovizion, me 25-vjeçarin Nemo dhe këngën “The Code”, e cila ra në sy mes 25 hyrjeve që u kualifikuan në finale.

Nemo i bëri përshtypje gjyqtarëve dhe publikut dhe fitoi trofeun e madh. Gjatë marrjes së torfeut, ai tha: ” Shpresoj që ky konkurs të përmbushë premtimin e tij dhe të vazhdojë të mbështesë paqen dhe dinjitetin për çdo qenie njerëzore”.

Menjëherë pas fitores, këngëtari feston fitoren në skenë, dukshëm i prekur. Mirëpo, në atë moment trofeu ka rënë në parket, duke bërë që ajo të thyhet.

“Kam arritur sukses dhe kam thyer ‘kodin’ (Kodin, si kënga e tij) duke valëvitur flamurin tim në event, ndërkohë që Eurovizioni më kishte ndaluar ta bëja këtë. Gjithashtu, kam thyer trofeun, por kjo mund të riparohet. Ndoshta edhe Eurovizioni ka nevojë për… riparime herë pas here”, është shprehur ai.

Me këngën e tij “The Code”, Nemo përshkruan rrugëtimin e tij të identitetit gjinor. Ai i referohet asaj si një “hapësirë ​​e sigurt përmes së cilës çdo person mund të gjejë veten dhe të vërtetën e tij”.

“Kodi” ka të bëjë me udhëtimin që kam nisur me të kuptuarit se nuk jam as mashkull, as femër. Gjetja e vetes ka qenë një proces i gjatë dhe shpesh i vështirë për mua. Por asgjë nuk më bën të ndihem më mirë sesa liria që fitova duke kuptuar se nuk jam binar”, tha Nemo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: