Për shkak të rënies së natalitetit, Credit Suisse, raporton se Zvicra do të ketë mungesë të punëtorëve.

Ekonomistët në bankë vlerësojnë se 1.1 milion njerëz në Zvicër do të dalin në pension gjatë 10 vjetëve të ardhshme, një shifër që përfshin rreth 800,000 njerëz që punojnë aktualisht, përcjell albinfo.ch.

Deri në vitin 2021 do të ketë më shumë njerëz që largohen nga tregu i punës sesa anëtarësimi në të, shkruajnë mediat zvicerane. Aktualisht, 61% e popullsisë është në moshë pune (20-64). Deri në vitin 2029, kjo shifër vlerësohet të bjerë në 58%.

Sektorët që do të kenë goditjen më të fortë përfshijnë bujqësinë, prodhimin, transportin, administratën dhe shërbimet sociale, përfshirë shëndetësinë. Në veçanti, sektori i kujdesit shëndetësor do të goditet shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb