Shteti i Zvicres ka vendosur t`i dëbojë të huajt me dosje krimi edhe në rastet kur veprat penale të planifikuara të tyre kanë mbetur në tentativë.

Vendimi u mor nga Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është shkalla më e lartë gjyqësore në vend, shkruan sda.ch.

Me këtë vendim, Lozana i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau e cila kishte vendosur në mënyrë identike lidhur me një rast të tentativës së kryerjes së vjedhjes së dhunshme.

Sipas Gjykatës Federale, kur kemi të bëjmë me dëbimin nga Zvicra, nuk luan rol fakti nëse vepra e caktuar penale është kryer në plotësi ose ka mbetur në tentative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: