Në një kohë kurë Serbët “mallkojnë” ditën që shorti i vendosi në një grup me Shqipërinë edhe Zviceranët vajtojnë pas çdo fitoreje që përfaqësuesja kuq e zi arrin, mbi të gjitha kurë përcaktues bëhen lojtarë që kanë refuzuar fanellën helvete. Kundër Armenisë njeriu i 3-pikësh ishte Shkëlzen Gashi. I hedhur në fushë si zëvendësues Gashi vendosi fitoren në minutën e 81-të pas nj goditje të saktë me kokë. “Elbasan Arena” dhe të gjithë shqiptarët shpërthyen në festë ndërsa në Zvicër zhgënjimi ishte i madhe, kjo u pasqyrua edhe në mediat vendase. “Blick” e quan Gashin gjysmëzviceran, ndërsa shkon më tej duke theksuar: “Në minutën e 81-të bashkëprodhimi zviceran realizojë golin vendimtarë”. Me sa duket në Zvicër ende nuk e kanë kapërdirë faktin që Gashi refuzojë fanellën e tyre për të veshur atë kuq e zi.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb