ZVICER- Pas “spastrimit” të disa futbollistëve në radhët e Kombëtares së Zvicrës, e kryesisht ato shqiptarë si Behrami dhe Xhemaili,  është rritur frika e ndonjë largimi dhe kjo ka vënë në lëvizje përfaqësuesit e Kombëtares “Helvete” duke blinduar emra si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.


Pas simbolit të shqiponjës në Kupën e Botës, ndaj dy shqiptarëve është rritur disi antipatia, por Zvicra i ka zgjedhur ato si kapitenë të parë dhe të dytë.


Normalisht, kapiteni i parë është Stefan Lihtshtajner, por kjo është më tepër një lojë e brendshme, pasi aktivizimi i tij nuk është i vazhdueshëm.


Sipas mediave zvicerane, nëse Xhaka nuk do të jetë në fushë, shiriti do t’i kalojë Xherdan Shaqirit. Kjo tregon se dy shqiponjat shqiptare në Kombëtaren e Zvicrës  janë nga më të rëndësishmit.

(n.m/BalkanWeb)