Mesfushori shqiptar i Zvcrës, Granit Xhaka u shpreh i kënaqur nga paraqitjet e skuadrës, deri më tani në Europian.

“Sinqerisht mendoj se Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes ndaj Gjermanisë. Mendoj që festimi i çmendur i gjermanëve për golin e barazimit e tregon këtë.

Edhe pse nuk u arrit vendi i parë, Xhaka shprehet se është plotësisht i kënaqur: “Ne e mbyllim grupin të pamposhtur dhe me një ndeshje që nxori në pah të gjithë karakterin tonë. Ndaj Skocisë, kur ishim në disavantazh, reaguam në mënyrë të shkëlqyer. Në Frankfurt, , ne pamë gjithashtu urinë e madhe të ekipit, le të shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një ekip me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm dhe me vullnet të jashtëzakonshëm.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb