Lojtari me origjinë shqiptare por që luan për Zvicrën , Granit Xhaka, në një intervistë të dhënë për mediat, ka folur për shortin e kualifikueseve të Botërorit, aty ku goglat rezervuan përballje ndaj Kosovës.

“Kosova- Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time.

Helvetët, përveç sfidave ndaj “dardanëve”, do luajnë edhe ndaj Suedisë dhe Sllovenisë.

“Ka kohë që nuk luajnë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Dhe asnjëherë nuk kanë mundur të fitoj kundër Kosovës, ndaj së cilës kanë luajtur dy herë në kualifikueset e fundit të Kampionatit Evropian dhe në një ndeshje miqësore. Grup shumë i lezetshëm, por i vështirë”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb