KROACI – Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden deklaroi sot nga Zagrebi i cilësoi hapa historike marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një konference për media në fund të Samitit Brdo-Brijoni, me rastin e përparimin që e ka arritur rajoni, Biden pohoi se Serbia dhe Kosova kanë marrëdhënie produktive së bashku.

“Marrëveshjet e Kosovës dhe Serbisë janë hap historik”, ka thënë Biden, ndërsa ka përshëndetur liderët e të dy vendeve që kanë mundësuar arritjen e këtyre marrëveshjeve. Nga ana tjetër, ai theksoi se anëtarësimi i vendeve të Evropës Juglindore në BE dhe NATO është mënyra më e mirë për avancimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Ëndërrojmë që do të ekzistojë Evropa e cila do të jetë e tërësishme, paqësore dhe e bashkuar dhe vlerësojmë se kjo nuk është e mundur pa Evropën Juglindore, Ballkanin”, theksoi Biden. Më herët gjatë ditës, Biden ka takuar edhe presidentin e Kosovës, Atifete Jahjaga.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: