Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen edhe në fundjavë të të gjithë zyrave të aplikimit në disa prej qyteteve më të mëdha të vendit. Kështu njofton Ministria e Brendshme.

Ditën e shtunë, datë 20 korrik 2019, zyrat e aplikimit për dokumentet biometrike në Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë do të jenë të hapura deri në trajtimin e qytetarit të fundit në sportel.

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin! Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë.

Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë në fund të këtij viti nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb