Partizani ka njoftuar pak çaste më parë numrin e biletave të shitura për derbin ndaj Tiranës, që do të nisë sot në orën 19:00 në “Air Albania Stadium”. Sipas klubit të kuq, deri më tani janë shitur 19 mijë bileta.

“Air Albania Stadium” ka një kapacitet prej 21750 vendesh, ndërsa një tribunë është mbajtur e mbyllur për arsye sigurie, që me një matematikë të thjeshtë, do të thotë se në shitje janë kanë mbetur rreth 2 mijë bileta.

Biletat E Shitura
Biletat E Shitura

Duke parë ritmin e shitjeve, që në 48 orë ka shitur një numër rekord biletash dhe për çmime të padëgjuara ndonjëherë për kampionatin shqiptar, atëherë ky derbi do të derbi më me shumë tifozë në histori dhe natyrisht më fitimprurësi.

Në derbin Partizani-Tirana në dhjetor të vitit 2014 kanë qenë të shitura 14.600 bileta në ish-”Qemal Stafën”, ndërsa në dimrin e vitit 2001, sërish në një Partizani-Tirana, “Qemal Stafa” ka qenë “sold out” me të gjithë 16.800 vendet e tij të shitura.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb