3 ndeshje 3 humbje, 0 pikë. Kaq ka zgjatur aventura e Emiljano Çelës në krye të Kukësit. Rezultatet shumë negative detyruan trajnerin të paraqiste dorëheqjen te drejtuesit e klubit, dorëheqje e cila është pranuar.
Me anë të një njoftimi për mediat, klubi i Kukësit bërë të ditur largimin e trajnerit Çela.
Emiljano Çela është trajneri i tretë që largohet nga klubi verilindorë këtë sezon. Me 19 pikë në 24 javë, Kukësi renditet në vendin e fundit.
(BalkanWeb)