Alban Shabani është afrimi i parë i Laçit në këtë merkato.  Bëhet fjalë për një mesfushor qendre, i cili këtë sezon ka qenë pjesë e Feronikelit dhe që e njeh futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur pak për Skënderbeun në Superiore. Kurbinasit i urojnë mirëseardhjen në skuadër.

Postimi i plotë

➡️ALBAN SHABANI⬅️

Mesfushori 24-vjeçar nga Kosova do të mbajë veshur fanellën bardhezi për 2 vitet e ardhshme, teksa më parë ka qene pjesë edhe e Llapit, Skënderbeut, Drenicës dhe së fundmi Feronikelit ku ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit. Shabani numëron dhe dy paraqitje me kombëtaren e Kosovës U21.

I urojmë mirëseardhjen dhe suksese në vazhdim me fanellën tonë ⚪️⚫️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb