Al Ittihad ka vendosur që të blejë kartonin e Mario Mitaj. Klubi arab ka  gjetur marrëveshjen me Lokomotivën e Moskës, teksa lajmi është bërë publik në rrjetet sociale.

Mbrojtësi shqiptar Mitaj, i cili ishte i huazuar te Al Ittihad, u transferua përfundimisht te kjo skuadër për 4 milionë euro.

“Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës i është bashkuar Al Itihad me kontratën e blerjes prej 4 milionë eurosh.

Lokomotiva e falenderon Marion për performancën e tij, kur ishte pjesë e skuadrës sonë dhe i uron suksese në të ardhmen”- shkruan Lokomotiva e Moskës.

21-vjeçari ka luajtur deri më tani 12 ndeshje në Arabinë Saudite.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb