Kur pritej që mbrojtësi i Kombëtares të firmoste për Kukësin dhe të vendosej menjëherë nën urdhrat e Shpëtim Duros, situata ka marrë një ndryshim të shpejtë që e ka parë Andi Lilën të ndryshojë ekip, por jo ligë futbolli, sepse kavajasi do ta vijojë karrierën e tij në Kategorinë Superiore në sezonin e ardhshëm.

Andi Lila është zyrtarisht i Tiranës dhe këtë e ka konfirmuar vetë lojtari, teksa ka postuar një foto të tijën së bashku me presidentin Refik Halili, çka u jep fund dilemave për të ardhmen e lojtarit. Andi Lila është mjaft i lidhur me fanellën bardheblu dhe rikthehet pikërisht aty pas 8 vitesh “emigrim”. 33-vjeçari ka zhvilluar 70 ndeshjen me fanelën kuqezi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb