Andrea Colpani është zyrtarisht lojari më i ri i Fiorentinës. Klubi “vjollcë” ka zyrtarizuar Colpanin, i cili vjen pas aventurës shumë të suksesshme dy vitet e fundit tek Monza, duke qenë një nga pikat më të forta të skuadrës së Adriano Gallianit. Ai ka mbërritur në Firence me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Në këtë mënyrë Fiorentina ka përforcuar ndjeshëm repartin ofensiv, me teknikun e ri Palladino, që ishte i pari që kërkoi blerjen e Andrea Colpanit, duke qenë se e kishte stërvitur vitin e fundit tek Monza. Tek Monza sezonin e shkuar Coplani arriti të realizonte 8 gola në 38 ndeshje.

Andrea Colpani
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: