Bajerni ka zyrtarizuar para disa minutash transferimin e sulmuesit, Sandro Vagner, nga ekipi i Hofenhaimit. Lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv, Hasan Salihamixhic, dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020.

Vagner ka qenë lojtar i akademisë së Bajernit në të shkuarën, ndërsa këtë sezon sulmuesi ka bërë paraqitje shumë të mira te Hofenheimi. Ai pritet të konkurrojë Levandovskin për një vend në formacion.
Ajo që ka habitur më shumë nga prezantimi i tij ka qenë numri që ka zgjedhur të mbajë në fanellë.

wagner-470x313

Vagner do të mbajë numrin 2 të Bajerni, gjë që nuk jemi mësuar ta shohim te sulmuesit.
Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/zyrtare-bajerni-nenshkruan-me-vagner-sulmuesi-habit-me-numrin-e-fanelles/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: