Wojciech Szczesny është portieri më i ri i Barcelonës. Lajmi është dhënë nga klubi katalanas, nëpërmjet një postimi  në rrjetet sociale.

“Gardiani” polak do të zëvendësoj Ter Stegen, i  cili pësoi një dëmtim të rëndë para pak ditësh. 34-vjeçari, edhe pse nuk është në formën më të mirë të mundshme, synon që të japë një kontribut të rëndësishëm për objektivat e klubit të La Liga.

Eksperienca e tij e fundit është ajo te Juventus, në periudhën 2023-2024. Më parë, Szczezny ka mbrojtur shtyllat e Arsenalit dhe Roma.

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb