18 pikë në 10 javë kampionat, vendi i katërt në Bundesligë, 4 pikë larg B.Monchengladbach, janë shifra që nuk i shkojnë përshtat një ekipi si Bayern Munich. Humbja e fundit kundër Eintracht Frankfurt i ka kushtuar shumë trajnerin Niko Kovac. Fillimisht u mendua se trajnerit do të kishte në dispozicion edhe dy javë kohë por në fund drejtuesit e klubit gjerman dhe trajneri janë bindur për ti dhënë fund bashkëpunimit ndërmjet tyre.


Niko
Niko

Klubi i Bayern me anë të një njoftimi për mediat ka zyrtarizuar këtë vendim duke theksuar ndër të tjera se trajneri i Bayern për dy ndeshjet e ardhshme, kundër Olympiacos në Champions dhe kundër B.Dortmund në kampionat, do të jetë Hansi Flick, i cili deri më tani ka mbajtur postin e zëvendës trajnerit.


Allegri 1280x720
Allegri 1280×720

Në ditët e ardhshme pritet të mësohet dhe emri i trajnerit të ri i cili sipas mediat italiane pritet të jetë Masimilano Allegri, ish trajneri i Juventuesit, aktualisht i papune.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb