Duke filluar nga muaji janar, tre shqiptarë do të bëhen bashkë në skuadrën ruse të Terek Gronzit. Bekim Balajt dhe Odise Roshit do t’i bashkohet edhe lojtari kosovar Bernard Berisha.

Pas një viti të mirë me Anzhi Makhachkala-n, ku u transferua nga Skënderbeu i Korçës, Berisha do ta nisë vitin e ri me një tjetër skuadër. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Terek në faqen zyrtare.

Në ditët në vijim pritet që mes lojtarit dhe klubit të nënshkruhet kontrata, që do të zgjasë 3 vite e gjysëm. Kështu ekipi i Terek do të ketë një sulm shqiptar me Berishën dhe Roshin nga krahët dhe Balajn në krye të sulmit.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb