Gabriel Recife është lojtar i Bylisit. Lajmi është dhënë nga klubi ballshiot, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.  Mbrojtësi brazilian, do të qëndrojë te kjo skuadër, për 3 vite.

Postimi:
Zyrtare!
Braziliani Gabriel Recife te Bylisi për 3-sezone…
FK Bylis zyrtarizon marrëveshjen dhe prezanton mbrojtësin e qendrës, brazilianin Gabriel Recife. Ky i fundit do të mbajë veshur fanelën bardhekuqe për 3-vitet e ardhshme.
Mbrojtësi Recife ka qenë i federuar dhe ditët e fundit është bashkuar me skuadrën, duke u bërë pjesë e klubit tonë.
Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe 24-vjeçarit Gabriel Recife dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb