Riccardo Calafiori është lojtar i Arsenal. Klubi londinez ka zyrtarizuar mbrojtësin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Calafiori, ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për 5 vite.

Ai vjen nga skuadra e Bolognas, ekip në të cilin ka luajtur 1 sezon. Më herët, lojtari është aktivizuar në radhët e Genoas, Romës dhe Bazel. “Ndihem mirë, por nga këndvështrimi im, është vetëm fillimi, fillimi i diçka-je më të madhe, kështu që jam i emocionuar që do të luaj për Arsenalin.” – tha ai.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb