TIRANE-Futbollisti Lorik Cana ka braktisur radhët e skuadrës franceze të Nantes.

Kapiteni i kombëtares shqiptare ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së ligës elitare franceze pas evropianit “France 2016”.
“Kam kërkuar që pas evropianit të largohem nga Nantes dhe kryesia e klubit e ka miratuar këtë”, tha fillimisht Cana në një konferencë për shtyp.

Cana ka zbuluar edhe të ardhmen e tij, i cili ka thënë se karrierën do ta vazhdojë në një skuadër jo evropiane.
“Do të doja ta provoja një eksperiencë jashtë Evropës”, ka thënë Cana.

Kujtojmë se 32-vjeçari u transferua në skuadrën franceze vitin e kaluar pas një qëndrimi katër vjeçar te ekipi italian i Lazios.
Cana me Nantes përfundoi kampionatin në vendin 14-të të ligë elitare franceze.


(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: