Vicent Kompany është trajneri më i ri i Bayern. Lajmi është dhënë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nga klubi gjerman. Kompany u lirua nga detyra te Burnley, për t’u ulur në pankinën e bavarezëve, duke pasuar kështu Tuchel.
Bayern nuk zhvilloi një sezon të mirë, ku për herë të parë pas shumë vitesh, mbeti pa asnjë trofe sezonal. “Vincent Kompany është trajneri i ri i FC Bayern, duke firmosur një marrëveshje deri në vitin 2027” – Shkruan Bayern.
(J.S/BalkanWeb)