Ashtu siç pritej, Lazio ka njoftuar zyrtarisht se Marco Baroni  do të jetë trajner i skuadrës. Konfirmimi ka ardhur nga kryeqytetasit, nëpërmjet kanaleve në rrjetet sociale.

Lazio shkruan se është firmosur një kontratë për disa sezone, ndërsa mediat saktësojnë se bëhet fjalë për një akord dy-vjeçar me opsion për një të tretën.

Baroni do të pasojë Igor Tudor, i larguar pak javë më parë. 60-vjeçari Baroni ka drejtuar së fundmi Hellas Veronën, ndërsa mbahet mend për përvojën te Lecce e Frosinone.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: