Marc Guiu është futbollist i Chelsea. Ka qenë klubi me seli në Londër, që ka konfirmuar lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi 18-vjeçar, do të jetë pjesë e kësaj skuadre, deri në vitin 2030. Guiu luajti për katalanasit në 3 ndeshje në edicionin që kaloi, duke realizuar një gol.

Chelsea synon që të rikthehet mes skuadrave pretendente në Angli dhe jo vetëm, por për këtë, i duhet një merkato e fortë. Gjigandët e Premier League pritet të firmosin edhe me lojtarë të tjerë, gjatë merkatos së verës. “Është një gëzim i jashtëzakonshëm për mua, jam shumë i emocionuar. Që kur isha i vogël, ëndrra ime ishte të luaja në Premier League. Tani jam këtu”- tha lojtari pas firmës.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb