Chelsea ndërhyn në merkato. Klubi londinez ka firmosur me Caleb Wiley, futbollist i cili vjen nga MLS, më saktësisht nga Atlanta United. Lojtari do të bashkohet menjëherë me grupin, duke u vendosur në dispozicion të trajnerit Maresca.
Chelsea ka afruar 18-vjeçarin Wiley për një shifër, që shkon diku tek 10 milionë euro. Ai do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri vitin 2030. Klubi anglez do të bëjë edhe afrime të tjera në merkato, në mënyrë që ekipi të jetë i gatshëm për sezonin e ri futbollistik.
View this post on Instagram
(J.S/BalkanWeb)