Romelu Lukaku është zyrtarisht një lojtar i Napolit. Sulmuesi është transferuar nga Chelsea për shumën e 30 milionë eurove. Po ashtu klubi londinez pritet të përfitojë dhe bonuse të tjera në të ardhmen.

Kujtojmë se më parë Lukaku ka luajtur në Seria A me Interin dhe Romën. Shpërthimin e tij e pati pikërisht te zikaltërit, që janë kampionët në fuqi.  31-vjeçari konsiderohet përforcim me peshë për Antonio Conten. Ky i fundit mori drejtimin e Napolit pikërisht në këtë sezon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: