Tashme është zyrtare. FSHF ka pranuar kërkesën e dy klubeve që derbi i kryeqytetit të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”. 12 marsi është edhe data zyrtare për zhvillim e ndeshjes më të pritur të futbollit shqiptare. Pas shume e shume peripecish, mos marrëveshjesh, inatesh personale, drejtuesit e dy klubeve kanë rënë dakord që derbi të mos shpërngulej nga kryeqytetit. Saga e kësaj sfide u shndërrua në një telenovele me fund të lumtur, ku alternativa e fundit e mbetur në tryezën e Fshf-ës ishte zhvillimi ditën e shtunë në qytetin e Peqinit. Dëshira për një derbi Tirana-Partizani me praninë e dy tifozervie bëri që edhe këtë herë të arrihej në një përfundim që kënaq të gjithë aktoret. Më 12 mars derbi do inaugurojë edhe tapetin e ri të “Qemal Stafës”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb