TIRANË- Mungesa e kandidatëve për president ka çuar në dështimin e raundit të parë të procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë.

Kreu i Kuvendit ka lexuar kushtet që parashikon ligji për zgjedhjen e Presidentit dhe më pas i ka kaluar fjalën kryetares së komisionit parlamentar të ligjeve Vasilika Hysi e cila lexoi raportin ku deklarohet se nuk ka asnjë kandidat për President.

“Komisioni u mblodh sot sipas përcaktimeve të rregullores së kuvendit. Komisioni përcaktoi se asnjë kandidat nuk është paraqitur. Në këto kushte Komisioni në zbatim të Kushtetutës, i paraqet seancës plenare këtë raport me qëllim mbylljen e procedurave për raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit”, tha Hysi.

Pas saj, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se raundi i parë quhet i ezauruar dhe ftoi konferencën e kryetarëve të mblidhet për të vendosur datën e ardhshme të raundit të dytë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb