Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Andi Hoti ka kompletuar huazimin e tij nga Magdeburg te Dinamo Dresden deri në fund të sezonit aktual.

Kapiteni i Kosovës U-21 ka ndryshuar ambient, por jo shtet, pasi ka vendosur të kalojë nga Bundesliga 2 në Bundesliga 3. 

Hoti ishte pjesë e Magdeburgut në Bundesliga 2 në gjashtë muajt e parë të këtij sezoni, por hapësirat e pakta bënë që ai të kalojë te Dinamo Dresden, që kryeson renditjen në ligën e tretë dhe është favoritja kryesore për t’u ngjitur në kategori më lartë.  

Është vet faqja zyrtare e Dinamo Dresdenit që ka njoftuar marrëveshjen me Hotin 

“SG Dynamo Dresden ka nënshkruar me Andi Hotin të premten, më 3 janar 2025. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar po transferohet në Dresden në formë huazimi nga FC Magdeburg”. 

Kujtojmë që në të kaluarën Hoti ka qenë edhe pjesë e akademisë së Interit, nga ku u transferua te skuadra e Magdeburg.  

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb