Kamza prek sërish fundin, këtë herë humbet ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, sfidën direkte kundër Kastriotit. Kjo duhet të ishte ndeshje ku Kamza të bënte kthesën e madhe, por në shtëpinë e tyre u tronditën në fund nga një super gol i Ymeraj.


Ymeraj
Ymeraj

Kastrioti vijon momentin e “magjishëm” nën drejtimin e Devollit, 9 pikë në 4 ndeshjet e fundit ndezin edhe një herë shpresën e ekipit krutan për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar.



Ernest Gjoka humbet një tjetër sfidë. Kjo ishte e fundit për të në stolin e Kamzës. Lajmin e ka konfirmuar pak çaste më parë klubi, i cili njoftoi në rrjetet sociale se trajneri Gjoka  është dorëhequr nga drejtimi i skuadrës.

Kamza
Kamza

“Pas ndeshjes trajneri Ernest Gjoka eshte dorehequr nga skuadra.I urojme suksese trajnerit ne karrieren e tij. Bashkepunimi yne eshte mbyllur ketu”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Etiketa: