Nuk ka më dyshime, personi që u vra dje pas grabitjes në Rinas është i shumëkërkuari Admir Murataj, truri i grupit edhe në tre grabitje të blindave që transportonin paratë e bankave të nivelit të dytë

Pasi kanë marrë leje nga policia vëllai dhe bashkëshortja e Admir Muratajt janë drejtuar drejt morgut të Tiranës për të bërë identifikimin e trupit. “BalkanWeb” mëson se pas këqyrjes së trupit të viktimës ajo ka konfirmuar të jetë i shoqi.

Admir Murataj është personi i maskuar si tullac që duket në fotot ekskluzive të siguruara dje nga “BalkanWeb”, nga momenti kur grabitësit e armatosur i janë afruar avionit ku morën 10 milionë eurove në 3-4 minuta, ndërsa në avion ndodheshin 160 pasagjerë që prisnin të udhëtonin drejt Vjenës.

Në pamje duket grabitësi i vrarë, me syze por pa maskë të zezë në fytyrë, jelek të zi dhe pantallona të zeza. Murataj mbante në fytyrë një mask♪7 silikoni. Ai ndodhet anash avionit, pranë barkut, ku ndodheshin edhe paratë. Para tij, ndodhet grabitësi tjetër por me uniformë tjetër, ushtarake (uniformë operacionale) teksa me armën e ngritur kërcënon punonjësit. Të dy mbajnë në duar doreza. Po kështu duken edhe bagazhet teksa futen në avion.

Murataj u qëllua, sapo grupi ka marrë paratë e janë larguar. Ata u përballën me FNSH-të dhe policinë kufitare të Rinasit në një rrugë dytësore ku kanë shkëmbyer zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ai ka humbur jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Admir Murataj në vitin 2013 u arratis nga burgu i Trikallas në Greqi, ndërsa kërkohet nga drejtësia e vendit fqinj për disa akuza nga vrasje, grabitje, por edhe plagosje. Sipas dosjes greke, Murataj ka përdorur 15 emra të ndryshëm, ndërsa pas burgosjes arriti që të arratiset.

Grupi, “truri” i të cilit ishte Murataj akuzohet se ka kryer të paktën tri grabitje të bujshme bankash dhe në total mund të ketë grabitur 7 milionë euro. Episodi i parë i grabitjes daton më 3 dhjetor të vitit 2015, ku në segmentin Qafë-Kashar-Rinas u grabit me armë një blind që transportonte një shumë të konsiderueshme parash nga një bankë e nivelit të dytë. Mekanizmi i ngjarjes rezulton të ketë qenë i tillë që, mjeteve të shoqërisë private të ruajtjes dhe sigurisë u është prerë rruga nga një automjet i llojit fuoristradë, i cili është futur nga kryqëzimi i rrugës së fshatit Domje-Laknas në rrugën kryesore, ku në atë moment po kalonin mjetet me sasinë e të hollave.

Episodi i dytë ka ndodhur më 9 shkurt të vitit 2017, po në rrugën e Rinasit, ku grabitja është bërë në të njëjtën mënyrë. Ndërsa grabitja e tretë ka ndodhur më 13 shkurt në një bankë në afërsi të ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, ku u vodh një tjetër sasi e konsiderueshme parash.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: