Mario Dajsinani ka firmosur me Egnatian. Klubi kampion i Superiores ka bërë të ditur akordin me portierin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Dajsinani do të jetë pjesë e skuadrës nga Rrogozhina, të paktën deri në qershor të vitit 2028.
“Mario Dajsinani është pjesë e kampionëve. KF Egnatia ka arritur marrëveshjen me KF Laci për transferimin e portierit në rradhët e kampionëve. Presidenti z.Demrozi dhe futbollisit kanë firmosur kontratën deri në Qershor 2028 dhe më pas futbollisti i është bashkuar ekipit në stërvitje”- shkruan Egnatia.
26-vjeçari është aktivizuar te Skënderbeu, ndërsa në edicionet e fundit ka kontribuar në Kurbin për Laccin.
Postimi i Egnatias:
(J.S/BalkanWeb)