8 vjet pas rënies në kategorinë kadete, skuadra e Breshias rikthehet në Serinë A. Skuadra ku militon mesfushori kuqezi Emanuele Ndoj dhe dikur ish-kapiteni i Kombëtares, sot drejtor i Lacios, Igli Tare, ka arritur të zyrtarizojë suksesin e madh pas fitores 1-0 ndaj Askolit.

“Dallëndyshet” që shkëlqyen në filliminne viteve 2000 nën drejtimin e Karlo Macones dhe dyshes sulmuese Baxho-Tare, shpresojnë të mos jenë kalimtarë në edicionin e ardhshëm të Serisë A.

Emanuele Ndoj ishte një nga elememtët vendimtarë të sezonit të Breshias. 22-vjeçari ka luajtur 27 takime si titullar dhe ka mundur të realizojë tre gola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb