Fiorentina-Empoli, sfida e vlefshme për fazën e 1/8 të Coppa Italia, e parashikuar për t’u zhvilluar të premten në mbrëmje do të luhet. Kjo ka qenë konfirmimi zyrtar si nga klubi vjollcë i Fiorentinës, po  ashtu edhe nga Lega Calcio (federata italiane e futbollit).

Asnjë kërkesë për shtyrjen e sfidës në kupën e Italisë, me derbin toskan që do të luhet rregullisht në Artemio Franchi. Në fakt teksa pritej të shtyhej kjo sfidë, pas probelmatikës shëndetësore të mesfushorit Edoardo Bove dhe gjendjes së rënduar psikologjike të shokëve të tij të ekipit, në fakt duket se ka qenë vetë Bove ai që u ka kërkuar shokëve të tij të skuadrës dhe klubit ta zhvillojnë ndeshjen ndaj Empolit.

Në këtë mënyrë federata italiane ka konfirmuar se takimi Fiorentina-Empoli do të luhet të mërkurën, ora 21.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb