Ka marrë fund kalvari i gjetjes së trajnerit të ri te Partizani. Kampionët e Shqipërisë do të drejtohen në Champions League dhe në sezonin e ri nga italiani Franko Lerda.

Ish-trajneri i Torinos dhe Leçes është zyrtarisht trajneri i ri i të kuqve, me të cilët ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi dhe për një vit tjetër, konfirmojnë për “Balkanweb” burime zyrtare nga klubi kryeqytetas.

Të kuqtë ndërrojnë kështu kurs duke kaluar nga Skënder Gega te Franko Lerda.

Prezantimi i italianit pritet të bëhet në fillimin e javës së ardhshme, ndërsa klubi i kuq do të bëjë me dije në vazhdim dhe detaje të tjera të marrëveshjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb