Klaus Gjasula është lojtari më i ri i Rot-Weiss Essen. Klubi i kategorisë së 3-të gjermane ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit shqiptar, nëpërmjet një postimi në kanalet zyrtare të klubit.
Gjasula vjen nga Darmstadt dhe është gati për përvojën e re. Ai, më herët, është aktivizuar për Paderborn, apo edhe Hamburg.
“Mezi pres të shikoj atmosferën e mrekullueshme në Hafenstrasse. Do të bëj gjithçka që të mbledhim pikë sa më shpejt që të jetë e mundur për të qëndruar në ligë”- tha Gjasula pas firmës me Essen.
35-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 5.
View this post on Instagram
(J.S/BalkanWeb)