Tirana nuk humbet kohë, me drejtuesit e klubit që zgjedhin Gugash Maganin për t’i besuar ekipin. Menjëherë pas shkarkimit të Bledi Shkëmbi, presidenti Halili dhe stafi i tij kontaktuan me Gugash Magabin, me ish teknikun bardheblu që pranoi ofertën e tij.
Këtë të mërkurë, Magani zbriti në kompleksin stërvitur “Skënder Halili” duke drejtuar seancën stërvitore. Magani do të debutojë në krye të Tiranës në sfidën kundër Bylis.
Ky është një rikthim për të në krye të Tiranës pasi e ka drejtuar edhe më herët gjatë sezoneve 2013-2015. Në 68 ndeshje në krye të Tiranës, Magani ka arritur 36 fitore, 19 barazime dhe 13 humbje.
Magani këtë sezon ishte pjesë e ekipit të Lushnjes ku u largua pak kohë më parë.
(BalkanWeb)